Lajme

A po ndan OBSH-ja fonde në bazë të numrit të vdekjeve nga Covid-19?

Për ta ndihmuar situatën në vend, Kosova ka përfituar ndihma nga europianët. Pajisje dhe mjete mbrojtëse për vendin tonë kanë ardhur edhe nga OBSH-ja. Nga kjo organizatë mund të fitohen fondet vetëm nga marrëveshjet me qeveritë e jo se cili shtet ka numër më të madh të vdekjeve

Nuk mund të ofrojnë asnjë shërbim pa pajisjet mbrojtëse. Mjekët që po trajtojnë të prekurit me Covid 19 e që kanë nevojë për hospitalizim obligohen të bartin mjetet mbrojtëse në mënyrë që të mos bartin virusin.

E në ofrimin e pajisjeve shëndetësore dhe aparaturave për shërbimin shëndetësor në vend, Kosovën e kanë ndihmuar partnerët ndërkombëtar.

LEXO EDHE:  I premtoi martesë 15-vjeçares, kreu marrëdhënie seksuale me të dhe e rrahu – ky është i arrestuari në Malishevë

Pos Bashkimit Evropian, në ndihmë qeverisë së vendit e Ministrisë i ka dalur edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Hoti mohon deklaratat kryesisht të qytetarëve nëpër rrjete sociale ku thuhet se shteti përfiton më shumë fonde nëse shifrat e të vdekurve janë më të larta.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe Skënder Syla, drejtori i Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai thotë se shpërndarja e fondeve varet nga vlerësimi I ekspertëve të OBSH-së.

Syla sqaron se Organizata Botërore e Shëndetësisë përmes qendrave nëpër shtete bën marrëveshje bashkëpunimi në afat 2 vjeçar.

E në vend deri të shtunën, si pasojë e Covid 19 kanë vdekur 130 persona, 6 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:  LIVE| Përfundon takimi i Kurtit me Escobarin dhe Lajçakun