Lajme

A mund ta mposhtë Ukraina – Rusinë këtë vit? Del një parashikim nga SHBA-të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se nuk ka asnjë mundësi që ushtria ruse të largohet nga territori i Ukrainës të paktën deri në fund të këtij viti.

“Ukraina nuk ka mundësi të largojë të gjitha forcat ruse nga territori i saj këtë vit. Nuk mendoj se kjo mund të ndodhë në një afat kohor të shkurtër. Kjo është një detyrë shumë-shumë e vështirë ushtarake. Bëhet fjalë për rreth 200 mijë rusë që ndodhen ende në Ukrainën e pushtuar”, është shprehur gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley dhe shefi i Pentagonit në një intervistë për “Defense One”.

Ndërkohë, Milley shtoi se Rusia ka dështuar nga pikëpamja strategjike dhe operacionale dhe tani është duke dështuar edhe nga pikëpamja taktike.

LEXO EDHE:  Serbët dalin me një kërkesë të re, paralajmërojnë protesta masive nëse nuk ju plotësohet ky kusht

Ndërsa në terren bombardimet vijojnë. Kievi zyrtar ka raportuar se të paktën 3 civilë kanë mbetur të vdekur vetëm gjatë orëve të fundit në Kherson, i cili është sulmuar të paktën në 5 raste vetëm ditën e premte./A2CNN