E mërkurë, 27 Maj, 2020
Lajme

“A me len me fol se je ba i rreptë, ti e Samia na i keni marr krejt titujt e portaleve sot”

Shefi i deputetëve të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi është tallur me kryesuesin e seancës së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin – raporton Periskopi.



Me të marrë fjalën në Kuvend, ai u lutë që ajo mos t’i ndalet nga kryesuesi i seancës.

“Nëse guxoj me thanë diçka në fillim. Ndoshta s’ma ndal fjalën se je ba goxha i rreptë kohëve të fundit”, i tha fillimisht Sherifi – Halitit.

“Ti edhe Samia na keni marrë sot titujt e portaleve. Qysh niher jeni përplas, e tani që keni qesh”, shtoi ai.

E, Haliti ia kujtoi Sherifit se “në Kuvend ne s’merremi me portale”./Periskopi



LEXO EDHE:
SHBA-të godasin Serbinë: S’duhet të ketë kriminelë lufte që kërkojnë vota në zgjedhje