Lajme

A është kolapsuar QKUK’ja nga rastet e COVID-19?

Mjeku i zemrës, Doktor basri Sjediu, mban pozitën e njeriut kryesor në sistemin shëndetësor kosovar. Kur InDoks shkoi për ta intervistuar ai ishte në një mbledhje me ekspertë për ku po diskutonin strategji konkrete për t’i rritur kapacitetet për të u përballur me pandeminë.

“Sistemi shëndetësor është duke i menaxhuar rastet, pritshmëri ka qenë e madhe kur krahason lirimin e këtyre masave që po të dilni në qytet e sheh një pasyqrë pakujdesie ndaj gjithmonë atyre rekomandive e mbajtjes së distancës së përdorimit të maskës në vende ku duhet. Mendoj me një kujdes të shtuar do ta kemi më lehtë mirëpo në gjithsesi e kemi strategji të planit be që të mos ngulfatemi e të kemi hapësirë për shërbimet që ata kërkojnë”, ka thënë Sejdiu.

LEXO EDHE:  I dërguari i Vuçiç, kush është polici serb që dhunoi trupat e KFOR

Bujar Vitija, që drejton portalin e specializuar për këtë fushë, Shneta, në një intervistë për InDoks ka thënë se QKUK-ja është e mbingarkuar.

“QKUK është e mbingarkuar aktualisht kjo mbingarkesë nuk duhet të shihet vetëm në numrin e shtretërve po të numrit të pacientëve, ku janë 2000 shtretër edhe spitalet rajonale i kanë 2000 shtretër ku 4000 janë në gjithësi, mirëpo duhet të vlerësohet edhe kapaciteti i QKUK në menaxhimin e trajtimit të pacientëve, duhet apo jo ta quajmë kolaps, ku të mbushen këta 2000 shtretër. Konsideroj që ministri duhet ta kuptoj sa më parë që QKUK-ja është e mbingarkuar e nuk është një gënjeshtër”, ka thënë Vitija.

Vitija ka potencuar se poashtu se janë duke u liruar pacientët që nuk janë shëruar plotësisht si pasojë e mbingarkesës.

LEXO EDHE:  Kurti në telashe me Amerikën për shkak të Veriut – kjo është lista e plotë e ndëshkimeve që Hovenier shpalli sot

“ Në Klinikë Infektive po lirohen pacientët që nuk janë liruar plotësisht me simptoma të lehta po janë pozitiv me civid-19 që t’iu lirohet vendi pacientëve që janë me simptoma të rënda, pra kjo është një situatë shqetësues”, ka shtuar Vitija/InsajderiInDoks