Lajme

A është kjo fotografi dëshmi se Familja Rugova po e përkrahin Kadri Veselin për kryeministër?

Një fotografi po shpërndahet me të madhe në rrjetet sociale. Në këtë fotografi shihet Kadri Veseli, bashkë me djalin e Ibrahim Rugovës ish-presidentit historik, Mendim Rugova, vajzën e Rugovës, Teuta Rugovën dhe vëllaun e gruas së Mendimit, Petrit Kllokoqin.

Fotografia ka lën shumë të kuptohet nëse kësaj here familja Rugova është duke e mbështetur për kryeministër kreun e PDK-së, Kadri Veselin, shkruan Gazeta NewBorn.

Kuptojmë se pjestarët e familjes Rugova nuk po marrin pjesë në asnjë tubim të cilat po organizohen nga LDK-ja, dhe poashtu nuk e kanë asnjë kandidat për deputet në partinë e themeluar nga babai i tyre, Ibrahim Rugova, ndryshe prej dy palë zgjedhjeve të kaluara ku vajza Teuta Rugova, ishte kandidate për deputete e LDK-së e poshtu ishte zgjedhur deputete për dy mandate, njofton Gazeta NewBorn.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?