Lajme

A duhet të ketë frikë Albin Kurti nga Ramush Haradinaj?

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar lidhur me punën e kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti.



Ai është pyetur nëse Kurti duhet të ketë frikë nga Haradinaj. Ish-kryeministri ka thënë se Kurti nuk duhet të ketë frikë nga ai, por duhet ta dijë se çfarë po vepron.

Haradinaj ka thënë se Kurti duhet t’i dijë limitet se çfarë bënë të veprohet dhe çfarë nuk bënë.

“Nuk ka arsyeje mu frikësuar është edhe ai siç kam qenë edhe unë i zgjedhur. Ne jemi të zgjedhur të popullit dhe nuk ka nevojë mu frikësuar nga unë, por duhet me ditë se ka limite çka lejohet dhe çka nuk lejohet edhe për shkak se e ke marrë votën. Nuk lejohet me e marrë një vend dhe me e kthy prapa në proces”, ka deklaruar Haradinaj në rtv Dukagjini.