Lajme

A do të ketë valë të dytë të koronavirusit, tregon imunologu që fitoi çmimin Nobel për mjekësi

Imunologu Bruce Beutler, që ka marrë edhe çmimin Nobel për Mjekësinë në 2011, mendon se nuk do të ketë një valë të dytë të koronavirusit. Ai bën një analizë të situatës në shumë vende për të arritur në këtë përfundim.

“Në shumicën e vendeve evropiane dhe Shtetet e Bashkuara, duket se shkalla e rasteve të reja dhe shkalla e vdekshmërisë janë gradualisht duke u zvogëluar, edhe nëse njerëzit filluan të dilnin përsëri, të ktheheshin në punë dhe të bashkëveprojnë më shumë. Së bashku me bllokimet, ndryshimet në sjellje (distanca sociale, përdorimi i maskave) duket se kanë pasur efekte mbrojtëse. Popullsia nuk është aq e ndjeshme sa në fillim, kur asnjë nga këto masa nuk ishte marrë. Kjo është e vërtetë, megjithëse aktualisht vetëm një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar. Por e gjithë kjo më shtyn të mendoj se nuk do të ketë valë të dytë”, ka thënë ai.

Megjithatë ai theksoi se pavarësisht të gjitha masave të marra, këto nuk do të jenë të mjaftueshme për të eliminuar virusin, transmeton Express.

“Të gjitha masat themelore të parandalimit që kemi zbatuar nuk do të jenë të mjaftueshme për të zhdukur plotësisht virusin dhe jeta e përditshme për të gjithë sigurisht që do të mbetet më e pakëndshme se më parë: ka shumë të ngjarë që vetëm një vaksinë efektive të jetë në gjendje për të shuar plotësisht pandeminë . Por kur do të krijohet vaksina? Ndoshta vitin e ardhshëm”, ka deklaruar Beutler.

Imunologu u shpreh i bindur se asimptomatikët mund të infektojnë njësoj si ata që kanë simptoma. Ndërsa lidhur me pasojat që lë virusi tek personat, ndonëse shërohen, Beutler tha se nëse ata janë prekur rëndë, dëmtimi i mushkërive mund të jetë i përhershëm./Insajderi.org


SHIKO VIDEON