Lajme

A do të ketë ndonjë kompromis për situatën në veri? Kjo është përgjigja e Kurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët nëse do ta bëj ndonjë kompromis për situatën ën veri.

Ai ka deklaruar se ulja e numrit të policëve në veri, mund të bëhet vetëm kur të largohen bandat kriminale atje.

Sipas Kurtit, bandat ose duhet të kthehen në Serbi ose do të arrestohen.

“E fundit unë natyrisht që mund ta paramendojë zvogëlimin e policisë së Kosovës në ndërtesat e komunave atëherë kur do të largohen këto banda kriminale të nacionalizmit e shoviznimit të djathtë ekstrem, që e adhurojnë Millosheviqin e Putinin. Ata ose le të shkojnë në Serbi ose t’i cojmë në burg. Nuk ka mundësi që mos t’i mbrojmë asetet e Kosvoës nga banda të tilla. Kur ato të largohen ose mbyllen ne e zvogëlojmë”, tha Kurti, raporton Nacionale.

LEXO EDHE:  E rëndë: 30-vjeçarja në Ferizaj që tenton t’i japë fund jetës, i dërgon bashkëshortit fotografi të litarit