Lajme

A do të jetë nesër më nxehtë? Mos t’ju zë të papërgaditur moti

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër pritet të jetë pjesërisht vranët dhe me më shumë diell gjatë ditës. Ndërsa prej së premtes dhe përgjatë fundjavës kthjellime dhe më ngrohtë.

Edhe ditën e hënë do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht me diell, e orëve të mbrëmjes me shtim të vranësirave.

23.09 – Pjesërisht vranët në mëngjes, e gjatë ditës vranësirat shpërndahen ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

24.09 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell e më ngrohtë.

25.09 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

26.09 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

27.09 – Kryesisht me diell. Në mbrëmje me shtim të vranësirave.

Temperaturat minimale zbresin deri në 4C ditën e premte, e në fundjavë rriten edhe mbi 10C. Ndërkaq, ato maksimalet nga nesër rriten në 23C të premten e fundjavë edhe 28C.

Nesër vazhdon të fryjë erë mesatare nga verilindja 6-12m/s, e nga e premtja e lehtë nga jugperëndimi 1-6m/s.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës së ardhshme me tendencë të rënies.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?