Lajme

A beson në Zot? – Ja si përgjigjet Albin Kurti

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti në fund të emisionit ‘Pressing’ të T7 i është përgjigjur disa pyetjeve më interesante.

Prezantuesi: “A besoni në Zot?”

Kurti: “Zoti është shumë i rëndësishme për ata që s’besojnë, e le për ata që besojnë”

Prezantuesi: “Ibrahim Rugova?”

Kurti: “Figura historike që i parapriu pavarësisë së Kosovës.”

Prezantuesi: “Tri figurat më negative të popullit shqiptarë sipas jush?”

Kurti: “Esat Pasha, Rrahman Morina dhe i treti po e dini.”, duke aluduar për Hashim Thaçin.

Prezantuesi: “Shkrimtari më i madh shqiptarë?”

Kurti: “Shkrimtari më i madh është Ismajl Kadare. “Kronikë me gurë” romani më i bukur që kam lexuar në Gjuhën Shqipe”.

Prezantuesi: “Nëse duhet të zgjidhni njërën mes dy kombëtareve shqiptare në futboll se cilat duhet të kualifikohet në Evropian, cilën do ta zgjidhni?”
Kurti: “Të dyjat”./Indeksonline/


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?