Lajme

6,714 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Referuar statistikave, në Kosovë janë 6,714 raste aktive me COVID-19.

Të dhënat nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës tregojnë se që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para pozitive me COVID-19, numri i të infektuarve deri tani ka shkuar në 61 mijë e 688.

Si shkak i infektimit me COVID-19 dhe sëmundjeve përcjellëse, në Kosovë kanë vdekur 1 mijë e 519 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Obiliq 1 rast (86 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (67 vjeç). Numri total i rasteve pozitive është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.519 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?