Lajme

61 vjeçari padit shtetin që nuk ia njohu statusin e invalidit

Në këtë vend që po shihni jeton që 20 vjet 61 vjeçi, Medin Shala nga fshati Ujëmirë i Klinës. Për 20 vjet radhazi Medini po kërkon të drejtën e tij për pension invalidor.

Kjo pasi që ai gjatë luftës duke u kthyer nga Gjermania për në Kosovë, ishte rrahur thuajse për vdekje nga forcat serbe.

Gjendja e tij nuk po i bën përshtypje organeve kompetente (shtetit), pavarësisht provave që ai i ka ofruar.

Vazhdimisht është refuzuar kërkesa e tij për pension. Së fundmi ai ka marr vendim që ta padisë shtetin për neglizhencës që po i bëhet.

Momentin se si u rrah nga policët serb, Medin Shala e kujton si sot. Gjatë rrëfimit të tij ai na tregoi edhe për gjendjen e vështirë ekonomike dhe nevojën për terapi.

“Qysh mahna unë smunet kush, as zoti s’munet”, thotë ai mes tjerash.

Medin Shala tani ka paditur Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për shkak të refuzimit që iu bë ndër vite, për të drejtën e tij për pension të skemës si Invalid Civil i luftës. Padia është bërë me 4 prill të këtij viti. Teksa pret që më në fund të marr një përgjigje pozitive./Insajderi.com


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?