Lajme

6 pacientë me infarkt u trajtuan në Kardiologji për 10 orë, kjo është gjendja e tyre

Për dhjetë orë gjashtë pacientë me infarkt kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Kardiogjisë në QKUK, shkruan Gazeta Sinjali.

Për Gazetën Sinjali ka folur kardiologu invaziv, Jetlir Sejdiu, i cili ka thënë se që nga ora 13:00 janë pranuar gjashtë pacientë me infarkt akut në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK.

“Nga ora 13:00 deri në këto momente që po flasim janë pranuar gjashtë pacientë me infarkt akut, gjendja e tyre aktualisht është stabile”, ka thënë ai.

Sejdiu ka bërë të ditur se për gjashtë pacientët janë kryer procedurat e koronarografisë dhe të stentimit.

“Për pacientët janë kryer të gjitha procedurat, janë kryer ato të koronarografisë dhe të stentimit. Rezultatet janë shumë të mira, jemi të kënaqur”.

I pyetur për kapacitetet e Klinikës, Sejdiu është përgjigjur se kjo klinik ka kapacitete për të gjithë pacientët që kanë nevojë.

“Varet sa ka pacientë, por të gjithë që kanë nevojë për këtë trajtim ne jemi në dispozicion 24 orë”, ka thënë ai për Sinjalin.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?