Lajme

“6 mijë pjesëmarrës në procesin zgjedhor të LDK’së në Gjilan”

Lidhja Demokratike e Kosovës sonte ka mbajtur zgjedhjet e brendshme në komunën e Gjilanit.

I pari i kësaj komune, Lufti Haziri, tha se në këtë tubim zgjedhor ishin 6 mijë pjesëmarrës.

Ai shtoi se Kuvendi më i madh i degës do të jetë model përfaqësimi për rajonin e Gjilanit.

“6 mijë pjesëmarrës në proces zgjedhor të LDK në Gjilan. 980 veprimtarë të zgjedhur nëpër nëndegë. Gjysma e tyre emra të rinj. Kur ia shton kësaj edhe rininë e organizuar që e kemi, s’kemi çka me konstatuar ma shumë pos që Kuvendi i madh i Degës ka me qenë model përfaqësimi i partisë së parë në Gjilan e Anamoravë”, shkroi ai në Facebook.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?