Lajme

53-vjeçarja nga Ferizaj dorëzon portofolin e gjetur, i përkiste një studenti

Sot rreth orës 08:40 një grua nga Ferizaj, 53-vjeçare në rrugën “Gjon Serreqi”, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të hapura.

Sipas policisë portofoli i përkiste Gent Shabanit, 25-vjeçar, student nga Ferizaj, shkruan Gazeta Sinjali.

Hyrisha Thaçi, portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.

Pas procedurave të verifikimit, në prani të policisë, pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren Hyrisha Thaqin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?