Lajme

50 vjeçari gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Një 50 vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Mitrovicë, në rrugën “Artim Jashari”.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Avni Zaiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

Zaiti tha se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” – tha Zaiti.