Lajme

50 specialistë shëndetësor lënë spitalin e shtetit për atë privat, shkak Ligji i Pagave

Kuadri mjekësor po vazhdon të ikë nga Kosova për të kërkuar punë dhe kushte më të mira në vende të ndryshme të botës. Vetëm për tre vjet nga Kosova janë larguar 403 mjekë. Kushtet e punës, politikat shëndetësore dhe moskalimi i Ligjit të pagave, bënë që në sytë e mjekëve Kosova të duket si vend që nuk ofron mundësi.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu në një intervistë për Gazetën Insajderi ka treguar se përveç ikjes së mjekëve nga Kosova, një fenomen i ikjes së mjekëve nga sektori publik në atë privatë po shënon rritje masive.

Sipas Sejdiut, vetëm gjatë këtij viti 50 specialistë kanë lënë sketorin publik për atë privat, për shkak të pagave të ulëta.

”Ikja e mjekëve nga sektori publik tek sektori privat, po ashtu është një fenomen shumë brengosës sidomos kur kemi të bëjmë me mjekët me përvojë dhe eksperiecë të madhe. Sipas të dhënave që kemi marrë nga drejtorët e klinikave dhe spitaleve rajonale gjatë këtij viti nga sektori publik në atë privat kanë kaluar rreth 50 specialistëve të fushave të ndryshme”, tha Sejdiu për Insajderin.