Lajme

5 vjeçarit nga Mitrovica i duhen 40 mijë euro, familja: Nëse nuk mblidhen për 3 javë, mund të vdes

Anuar Rakla është një djalosh 5 vjeçar mitrovicas i cili është diagnostifkuar me kancer
Shuma e të hollave që nevojitet për trajtimin e sëmundjes së tij në Turqi është bërë edhe më e vështirë të sigurohet nga familja, pasi babai i tij, nga i cili familja ka burimin e të ardhurave financiare, ka ndërprerë punën për të qenë pranë të birit në spitalin në Turqi.
Ndjeshmërisë së rastit i bashkangjitet edhe fakti i dhimbshëm se nëse nuk sigurohen mjetet brenda 3 javësh, vogëlushi mund të vdesë.
Shuma e nevojshme është 40,000£. Që terapia mos t’i ndërpritet, Anuarit i nevojiten 20.000£ deri më 20 nëntor ndërsa gjysma tjetër më 20 dhjetor.
Familja e tij lut të gjithë njerëzit dhe bashkëqytetarët e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë për të shpëtuar jetën e djalit të tyre.
Ky është linku përmes të cilit mund të dhurohen të holla online:

https://www.gofundme.com/f/helping-anuar-rakla?utm_source=facebook&utm_medium=social&utm_campaign=p_cp%20share-sheet&fbclid=IwAR32iXrqLe1EGa1QfSNM12flxA1OgLv2ffpkWH1r7OqsY2lhLW46gdTjdVc