Lajme

48-vjeçari kosovar vret kunatën dhe plagos rëndë vëllaun në Gjermani

Në Lohne të Bielefeldit një 48-vjeçar nga Kosova ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare dhe ka plagosur rëndë vëllaun e tij 38-vjeç.

Mësohet se gruaja vdiq rrugës për në spital. Sipas mediave gjermane, i dyshuari kishte shkuar tek ish-banesa e familjes së tij, ku kishte takuar edhe vëllaun me gruan e tij që kishin shkuar mysafir tek ish-bashkëshortja e dorasit. Vëllai nuk e kishte lejuar të hyj brenda në banesë, kësisoj ai është kthyer dhe e vrau kunatën dhe plagosi vëllaun.

Një fqinj i familjes që jetonte një kat më poshtë, ishte dalë për të parë se ç’po ndodhte. Ai pa fëmijët që ishin të tronditur dhe që bërtisnin.

Me këtë rast i mori nën mbrojtje fëmijët, duke i thirrur edhe policinë, ambulancën dhe ekipet e tjerë të shpëtimit.

48-vjeçari nga Kosova u arrestua nga policia, mirëpo rasti është akoma duke u hetuar nga Komisioni i Krimeve të qytetit të Bielefeldit./albinfo.ch