Lajme

428 pacientë me COVID-19 të shtrirë në spitale

Numri i personave të infektuar me coronavirus por edhe atyre që po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe Spitalet regjionale, dita ditës është duke u rritur.

Sipas njoftimit nga SHSKUK-ja, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet regjionale janë në trajtim 615 pacientë, prej tyre 428 të konfirmuar me COVID-19.

Në trajtim me respiratorë janë 17 pacientë, 33 janë në trajtim me CPAP dhe 355 në oksigjeno terapi.

Ndryshe sot janë konfirmuar edhe 225 raste të reja me coronavirus, kurse brenda 24 orëve kanë humbur jetën 13 persona. /Telegrafi/


SHIKO VIDEON