Lajme

41-vjeçarja shtatzënë vdes nga Covid-19

Mayanei Hayeshua Medical team treat a patient with coronavirus disease (COVID-19) at the coronavirus unit, in Mayanei Hayeshua Medical Center, Bnei Brak, Israel, April 13, 2020. Photo by Nati Shohat/Flash90 *** Local Caption *** מחלקה חולה בני ברק מעייני הישועה מחלקת קורונה וירוס חולה חולים

Një grua shtatzënë ka vdekur sot nga koronavirusi. Lajmi për vdekjen e 41-vjeçares është konfirmuar nga Qendra Klinike, Universitare e Kosovës (QKUK).

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla ka konfirmuar për Insajderin se e njëjta kishte edhe sëmundje shoqëruese.

“Rreth orës 6:30 një grua shtatzënë, e lindur me 1980, e konfirmuar si COVID-19, ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Poashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”

Kujtojmë se sot gjatë ditës nga Covid-19 ka vdekur edhe një 21-vjeçare.

““Bazuar ne njoftimin nga njësia e Mjekimit Intensiv Qendror, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje. Një paciente e lindur në vitin 2000, e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme te tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur te mbijetoj”, ka thënë më tutje Qyqalla.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?