Lajme

30-vjeçari që e mbyti lisi në Prishtinë është nga kjo komunë

Stuhia që ka ndodhur sot në Prishtinë pas mesditës ka lënë të vdekur një person rreth të tridhjetave dhe ka lënë të lënduar një grua e cila u dërgua për trajtim në QKUK.

Gazeta Express merr vesh se burri që mbeti i vdekur është E.H. nga Komuna e Podujevës ndërsa gruaja N.Xh. që mbeti e lënduar nuk është e moshës 30 vjeçare siç u raportua sot gjatë ditës, por rreth 66 vjeçare ose lindur në vitin 1956.

Erëra të forta sot kanë goditur pjesë të ndryshme të vendit. Më së shumti Prishtinën dhe Podujevën.

Policia doli me njoftim sot gjatë ditës duke konfirmuar se një burrë kishte humbur jetën.

“Rreth orës 15:15 është pranuar informata se një lis është rrezuar dhe ka zënë dy persona. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para janë ngritur dyshimet se njëri nga të lënduarit mashkull, rreth 30 vjeç ka humbur jetën përderisa e lënduara tjetër femër poashtu rreth 30 vjeç është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Gazeta Express ka publikuar pamje nga gjendja në këtë pjesë të kryeqytetit. Aty janë parë të rrëzuara edhe disa shtylla elektrike në rrugë e në trotuare.

Është raportuar se edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit kanë rënë drunj./Express/


SHIKO EDHE: 10 teknologjitë e lashta për të cilat shkenca ende nuk ka përgjigje