Lajme

30 vjeçari hidhet nga kati i 7, policia jep detajet

Një 30 vjeçar është hedhur këtë mbrëmje nga lartësia. Policia në informacionin zyrtar thotë se I riu me inicialet OH, 30 vjeçar, ka arritur t’i shpëtojë rënies nga lartësia dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2020, rreth orës 20:15, në Unazë të Re, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia shtetasi O.H., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.