Lajme

282 pacientë me COVID-19 po marrin trajtim spitalor në Kosovë

Gjithsej 282 pacientë të infektuar me Koronavirus, po trajtohen në klinikat e QKUK-së dhe 7 spitalet e përgjithshme në Kosovë.

Kështu bëri të ditur për gazetën Objektiv, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, bazuar në raportin 24 orësh.

“Në QKUK janë 160 pacientë,​ kurse 122 në spitalet e përgjithshme, bëri të ditur për gazetën Objektiv, ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi.

Sipas tij, prej të hospitalizuarve, 103 janë në Klinikën Infektive, 39 në Pulmologji dhe 17 në njësinë intensi­ve të mjekësisë spor­tive.

Prej numrit total të pacientëve, 122 paci­entë janë me oksigjenoterapi në QKUK, kurse 69 në spitalet e përgjithshme.

Në krejt SHSKUK-në, janë 4 pacientë të intubuar që janë nën përkujdesje intensive./Objektiv/


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19