Lajme

250 euro gjobë për 21 vjeçarin që u aksidentua me Golf 2

Sot, në mëngjes policia rajonale e Ferizajt ka pranunar një informacion
se në rrugën ‘’Tahir Sinani ‘’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident komunikacioni e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve VW Golf me targa vendore.

Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor i ka marr veprimet e nevojshme për ta hetuar këtë aksident.Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti VW Golf ka lëvizuar nga rruga ‘’Dëshmorët e
Kombit ‘’ në drejtim rrugës ‘’Tahir Sinani ‘’, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngirca, nuk mund të ndalon, del jashtë rrugës dhe përfundon në hekurudhë, ku veç dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore pëson shoferi i
automjetetit me inicialet R.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar i cili ka pranuar
ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit R.H ka incuar fletëparaqitjen për
aksidentin e shkaktuar sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni
255.2 dhe 53.4 prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka inicuar edhe një
fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbanë rrugët nga
kompania përkatëse, me inicilaet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të
komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek
shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të
lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugës, me
qëllim parandalimin e aksidenteve.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?