Lajme

24 raste të reja me COVID-19 në Vushtrri, deklarohet Tahiri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sonte për 36 raste të reja me koronavirus, ku 24 nga to ishin raste nga komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, në një prononcim thotë se të gjitha janë raste kontakti dhe se situata është plotësisht nën kontroll.

“Të gjitha janë raste kontakti, rreth familjarë. Disa janë nga fshati Nadakofc e disa raste tjera kontakti janë familjarë të një punëtori në KEK”.

“Situata është plotësisht nën kontroll dhe e menaxhuar – të gjitha rastet e kontaktit janë nën monitorim”, deklaroi Tahiri për KlanKosovën.

Tahiri mes tjerash apeloi tek qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe t’i shmangin daljet e panevojshme – pasi shumica e të prekurve nuk kanë simptoma të theksuara të Covid-19.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?