Lajme

17-vjeçari qëllohet pareshtur me thikë para dyqanit të KFC, rrëqeth me fjalët para vdekjes: O Zot i madh!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme para një dyqani KFC.



17-vjeçari Hasan Al-Bayjani u qëllua për vdekje nga një grup djemsh pasi i doli në mbrojtje një vajze, e cila ishte bërë objekt talljeje midis djemve.

Ai u qëllua me thikë pareshtur para syve të klientëve të KFC dhe u la aty i gjakosur duke dhënë shpirt.

Djaloshi u dërgua në spital dhe ndërroi jetë 5 orë e gjysmë më pas. Mësohet se fjalët e fundit të adoleshentit ishin në gjuhën arabe. Ai tha: O Zot i madh!

Kjo vrasje është shënuar si 105-ta në Londër dhe e 7-ta për 9 ditët e fundit.