Lajme

150 ditë burg me kusht për kosovarin në Zvicër që akuzohej se kishte blerë gra për djemtë e tij

Gjykata në Zvicër ka dhënë dënimin për kosovarin që akuzohej se kishte blerë vajza të mitura nga Shqipëria, duke i martuar me djemtë e tij. Kosovari dhe katër djemtë e tij akuzoheshin për trafikim me qenie njerëzore, dhunim, keqtrajtim e shumë vepra tjera. Mirëpo, “Blick” raporton se familja kosovare i ka shpëtuar dënimeve të rënda.

Kryefamiljari Albrim F. (65) është dënuar me 150 ditë burgim me kusht për periudhë katërvjeçare, ndërsa një nga djemtë e tij, është dënuar me 120 ditë burgim me kusht për periudhë trevjeçare, pasi ishte martuar me një të mitur dhe e ka lënë atë shtatzënë. E një tjetër djalë një gjobë prej 100 tarifave ditore për kërcënim e fyerje.

Sa i përket për akuzat tjera familjarët janë liruar në mungesë të provave. Gjykatësi ka thënë se deklarata e grave kanë qenë kontradiktore.