Lajme

Pamje tmerruese vijnë nga Peja, këto janë dëmet që ka shkaktuar shiu

Komuna e Pejës është goditur edhe njëherë nga reshjet e shiut e të njëjtat kanë shkaktuar dëme të mëdha për banorët e kësaj ane, raporton Gazeta Express.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale shihen edhe dëmet që ka shkaktuar moti i lig në këto anë.

Gazeta Express ka raportuar mëngjesin e sotëm se situatë e njëjtë është edhe në komunën e Istogut.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nëpërmjet një komunikate dje ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në rajonin e Dukagjinit.

“Reshjet të cilat priten të fillojnë përgjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020 fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore”, është shkruar në komunikatën e djeshme të institutit.