Lajme

140 persona të dyshuar për koronavirus në Prishtinë, ja kur dalin rezultatet

Sonte do të dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar me koronavirus në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, në një lidhje direkte në Rtv Dukagjin.

“Nesër priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.

Dje në Prishtinë janë konfirmuar 13 raste të reja me koronavirus.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?