Lajme

14 vjeçare u bë ushtare e UÇK-së, deputetja e Vetëvendosjes rrëfen momentin më të vështirë që e përjetoi në luftë

Shqipe Mehmeti Selimi iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që nga mosha 14 vjeçare. Që nga ajo kohë e deri më sot, vazhdon të japë kontributin e saj për Kosovën.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të fundit që u zhvilluan në Kosovë, Shqipe Mehmeti Selimi kandidoi për deputete në listën e Vetëvendosjes, ajo në këtë listë mbajti numrin 10, numër të cilin tradicionalisht e mbante burri i saj, ish komandanti i UÇK-së Rexhep Selimi, që njihej në luftë me nofkën 10-shi. Tanimë ajo është deputete në Parlamentin e Kosovës.

Për të diskutuar për luftën, por edhe për paqen, në një intervistë ekskluzive të hënën në emisionin “LIBERO” ishte e ftuar Shqipe Mehmeti Selimi.

LEXO EDHE:  I ka 225 dënime në polici, ’Papiqulos’ i konfiskohet vetura nga Policia e Kosovës

Për sa i takon momentit kur iu bashkua UÇK-së si 14 vjeçare, ajo tha se ishte e përgatitur që ta ndihmonte Kosovën në çfarëdo forme, edhe pse ngjarja më e vështirë por që e bëri atë dhe familjen e saj t’i bashkohen luftës, ishte sulmi që ndodhi në familjen e Adem Jasharit në Prekaz.

“…Ne ishim duke jetuar në Gjermani gjatë luftës, natyrshëm erdhi nevoja për t’u kthyer në Kosovë, sidomos pas sulmit në familjen e Adem Jasharit në Prekaz. U mobilizuam të gjithë mërgimtarët (babi fillimisht me një grup shokësh), që të kthehemi në Kosovë, një muaj pas babit u kthyem edhe ne… Pastaj, vendosa t’i bashkëngjitem babit në luftë…”, tha Mehmeti Selimi.

LEXO EDHE:  Kosovarët, në radhë të gjata në pritje të aplikimit për vizë

Si luftëtare e UÇK-së, gjatë vitit 1998 Mehmeti Selimi ishte e vendosur në Zonën Operative të Drenicës, ndërkaq, gjatë vitit 1999 ajo luftoi në Zonën Operative të Karadakut.

Kujtojmë se bashkëshorti i saj, ish-komandanti i UÇK-së Rexhep Selimi, gjendet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë dhe në lidhje me këtë çështje, bashkëshortja e tij tha se votimi i Gjykatës Speciale është gabim historik, megjithatë beson fuqishëm se do të dëshmohet pafajësia e krerëve të UÇK-së.

“…Jemi të vetëdijshëm se ata do të dalin faqebardhë nga atje, sepse ne e dimë se UÇK nuk ka bërë krime, ka luftuar për çlirimin e vendit…”, deklaroi ajo.

LEXO EDHE:  Që nga 25 marsi ky veteran i UÇK-së është zhdukur, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Që nga vitit 2020 ish-krerët e UÇK-së janë në paraburgim pas konfirmimit të aktakuzës me pretendime për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Shqipe Mehmeti Selimit, klikoni në linkun e mëposhtëm: