Lajme

103 të shëruar sonte nga Covid-19 në Kosovë

Këtë të hënë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend njoftoi për 103 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Kështu numri i atyre që e fituan betejën me Covid-19 ka shkuar në 2.370.

“Sot më 13 korrik 2020, janë shëruar 103 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.370 raste”, thuhet në institutin e IKSHPK’së.

Aktualisht në vend janë 2.640 raste aktive.

Ndërkohë, nga 13 marsi kur u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë, jetën e kanë humbur 108 persona.


SHIKO EDHE: 7 SIMPTOMAT QË JU TREGOJNË NËSE KENI COVID-19