Lajme

101 ditë të Covid-19 në Kosovë, 1 mijë e 86 raste aktive- këto janë komunat që prijnë me të

Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2 mijë e 169 derisa janë shëruar 1 mijë e 47 persona, dhe janë konfirmuar 36 viktima.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), deri më tani në vendin tonë janë 2 mijë e 169 të infektuar që nga muaji mars, kurse kanë arritur të shërohen 1 mijë e 47 persona dhe për fat të keq, 36 persona kanë humbur jetën, shkruan lajmi.net.

Në bazë të këtyre të dhënave të IKSHPK-së, në tërë Kosovën janë 1 mijë e 86 raste aktive me koronavirus, kurse komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni.

LEXO EDHE:  "Deklaratat e Kurtit janë të pamatura, Lajçak e Borell nuk ia mbajnë anën Serbisë"

Prishtina ka rreth 315 raste aktive, pastaj vije Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96.

Komuna e Malishevës, e cila dikur ishte një nga vatrat e koronavirusit, më nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.

IKSHPK-ja gjatë të dielës ka bërë të ditur se janë regjistruar edhe 96 raste të reja me koronavirus, kurse 29 janë shëruar.

Sipas IKSHPK-së, gjatë së dielës numri më i madh i rasteve ishte në Gjilan, ku kjo komunë gjatë së dielës ka regjistruar 20 raste të reja me koronavirus më pas Prishtina dhe Prizreni me nga 19 raste.