Lajme

100 euro shtesë për zyrtarët publik? Qeveria e Kosovës me një njoftim të rëndësishëm

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se nuk i kanë ndarë nga 100 euro shtesë për zyrtarët publikë.

“Sqarim në lidhje me keqraportimin se Qeveria ka ndarë 100 euro shtesë për zyrtarët publikë” shkruan Kryeziu raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se sot janë ndarë vetëm mjetet shtesë prej 32 mijë euro për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e ndërmarrjeve publike për masën 3.6.

“Në mbledhjen e sotme nuk ka pasur një vendim të tillë. Sot janë ndarë vetëm mjetet shtesë prej 32 mijë euro për rastet e ankesave dhe gabimeve për punëtorët e ndërmarrjeve publike për masën 3.6, e cila ishte ekzekutuar në vitin e kaluar në kuadër të Pakos për Ringjalljen Ekonomike” shkruan ai.”

LEXO EDHE:  Radoiçiq pranon se ka qenë në Banjskë më 24 shtator dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike