Lajme

​Sot takohet komiteti për vlerësimin e situatës me koronavirus

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot takohet me komitetin për koordinim dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus, transmeton Gazeta Metro.

Zyra e kryeministrit, ka njoftuar se Avdullah Hoti do të merr pjesë në takimin e komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me koronavirus.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, duke nisur nga ora 14:00. Kurse, pas takimit do të ketë konferencë për media, të cilën Metro, do ta transmetojë drejtpërdrejt.

Fillimisht kryeministri Avdullah Hoti viziton kompaninë ‘Eurometal’, në Babush i Ri të Ferizajt, pastaj ndërmarrjen ‘Ferronikeli’, në Drenas.

Deri më tani në Kosovë, numri total i rasteve pozitive është 6.680 raste nga 33.289 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 164 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 109 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.614 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.902.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?