Lajme

​Sali Berisha: Akuzat për trafikim organesh, kurth i ngritur nga…!

Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka hedhur serish poshtë akuzat në raportin e senatorit zviceran Dick Marty për kinse krime lufte.

Ai në Rubikon të Klan Kosovës thotë se ka kundërshtuar publikisht raportin e Martyt në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, Këshillin e Evropës dhe kudo tjetër, si një raport të fabrikuar nga Beogradi me qëllime përfitimi nga vetë Serbia për të fshehur krimet e veta.

“Nuk ka pasur trafikim të organeve. Ky është një kurth”, është shprehur Berisha, duke shtuar se deri më tash nuk është kontaktuar nga ana e Gjykatës Speciale në Hagë.


SHIKO VIDEON