Lajme

​Në javën e tretë të gushtit, priten stuhi lokale dhe shkarkim rrufesh

Sipas Institutit Meteorologjik të Kosovës, mbi vendin tonë, gjatë pesë ditëve të ardhshme do të marrë mot i ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.

Nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve, pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu, përcjellë me erëra në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, andaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?