Lajme

​Miliona amerikanë pa energji elektrike nga i ftohti polar

Miliona amerikane vazhdojnë të jenë të privuar nga energjia pas një vale të ftohti që përfshiu pjesë të mëdha të SHBA-së dhe pritet të zgjasë deri në fundjavë.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA (NWS) theksoi se më shumë se 100 milionë amerikanë në Midwest ishin prekur nga paralajmërimet e stuhive të dimrit.

”Masa e ajrit të ftohtë, ardhur nga Arktiku ka filluar të lehtësohet, por temperaturat e ulëta pritet të vazhdojnë dhe të qëndrojnë mes 11 dhe 19,5 gradë Celsius nën normalen e sezonit në pjesën qendrore të SHBA-së”, thonë meteorologët.

Jeff Zients, koordinator i luftës kundër COVID-19 të Shtëpisë së Bardhë, theksoi se i ftohti polar ka prekur fushatën e vaksinimit duke mbyllur qendrat.

Presidenti, Joe Biden ka shtyrë një vizitë, të parashikuar sot në një uzinë të Pfizer, në Michigan.

Më shumë se 30 të vdekur si pasojë e motit të ftohtë janë regjistruar në mbarë vendin, sipas medias amerikane dhe autoritetet u kanë bërë thirrje amerikanëve për durim.

Furnizuesi i energjisë elektrike në Austin, theksoi se gati 200 000 shtëpi ishin pa energji dhe se ndërprerjet do të zgjasin gjithë ditës dhe potencialisht më gjatë.

Kompanitë e energjisë kanë bërë shkëputje të pjesshme që nga kjo fundjavë, në mënyrë që të shmangin mbinxehjen e të gjithë sistemit për shkak të rritjes së kërkesës.

“Po kaloj një natë të dytë pa energji në motin më të ftohtë në Teksasin Juglindor në mbi 30 vjet”, shkroi të martën në Twitter, reporteri Wes Wolfe, i cili jeton në Liqenin Jackson, pranë Houston.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?