Lajme

​Kosnett: Ju sigurojë të gjithëve, Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip S. Kosnet, ka deklaruar edhe njëherë mbështetjen e madhe që ka shteti amerikan për Kosovën, shkruan Gazeta Metro.

Kosnett sot morri pjesë në ditën e parë të konferencës Diaspora Flet 2020, ku pjesëmarrës ishin edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.

Sipas komunikatës,Ambasadori Kosnett tha se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.

Ai shtoi se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të veçantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit.

Ndërkohë, ambasadorja Kim foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare, ku kjo e fundit tha se duhet një rol i rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë.

Ndërkaq, ish-presidentja Jahjaga kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës.