Lajme

​Ilir Meta në Kolegjin AAB shpreh rezervat për iniciativën rajonale “Ballkani i Hapur”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur rezervat e tij për iniciativën rajonale Ballkani Hapur.

Ai gjatë një ligjërate në Kolegjin AAB në Prishtinë, tha se kjo nismë nuk gëzon mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe se po i jepet një rol Serbisë rajon, ani pse vazhdimisht glorifikojnë fantazmën e ish kasapit të Ballkanit, Millosheviq.

“Çdo tentativë për të na tërhequr drejtë një të ardhme përmes halucinacioneve të së shkuarës duhet të refuzohet. Arkitektura e paqes dhe sigurisë që NATO dhe BE kanë përjetuar në Ballkanin Perëndimor përmes procesit ët anëtarësimit është garancia më e mirë dhe sigurt për të ardhmen e qëndrueshme të vendeve tona. Ne duhet të jemi të vendosur për të refuzuar në mënyrë kategorike çdo flirt apo qasje që kalon në ndonjë shteg ndryshe që kalon nga shtegu euro-atlantik dhe evropian[…]Rezerva e parë që kam për këtë nismë është parimore. Për sa kohë bashkëpunimi është gjithëpërfshirës nuk mund të jetë përmes gjuhës imponuese dhe politikës përjashtuese dhe përmes faktit të kryesor. Bashkëpunim i qëndrueshëm është baza e reciprocitetit dhe barazisë së gjithë palëve. Prandaj është e rëndësishme që të kemi në konsideratë parimet që garantojnë një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe afatgjatë[…]rezerva e dytë është përpjekja për të rivalizuar procesin e Berlinit, i cili është gjithëpërfshirës dhe shoqërohet me mbështetje të BE-së që ka dhënë rezultate konkrete, përkundër kësaj Ballkani i Hapur e parcelizon vetëm me tre vende dhe e zhvendos nga ombrella evropiane, duke mos gëzuar asnjë mbështetje financiare dhe së duket po i jepet një koncesion Serbisë, kundrejt një sjellje më të balancuar në rajon. Këto kalojmë edhe në rezervën e tretë që lidhen me zhvillimet frenetike të cilat janë dëshmuar një rajon. Si mund t’iu besojmë qëllimeve të mira kur ringjallet dhe glorifikimet fantazma e Millosheviqit”, tha ai.

Duke folur për raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, presidenti Meta tha se duhet një intensifikim më i madh i marrëdhënieve bilaterale.

“E kam përshëndetur vendosjen e traditës së mirë të bashkëpunimit, jo thjesht strategjik, por vëllazëror mes nesh. Natyrisht jemi të vetëdijshëm se Shqipëria dhe Kosova ndajnë shumë më shumë mes vitesh, se sa interesa të përbashkëta strategjike. Ndaj si president dua të shoh një marrëdhënie më të afërt, më solide dhe më të qëndrueshme në gjitha rrafshet. Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk janë të ndërtuara kundër asnjë vendi tjetër, as populli në rajon. Shtrati i tyre i natyrshëm është i ndërtuar mbi historinë, kulturën dhe gjuhën e përbashkët. Si rrjedhojë e ardhmja nuk përshkon rrugë tjetër përveç vëllazërimit[…[këto çështje janë ngritur prej kohësh dhe nuk po gjejnë zgjidhje, pasi kemi mbetur kryesisht tek shfaqjet dhe aparenca. Uroj që palët t’i qojnë deri në fund zotimet e tyre për të shfrytëzuar gjithë potencialin për fuqizimin e marrëdhënieve tona tregtare. Ashtu që t’i përmbahemi zbatimit të marrëveshjeve, kjo është shumë e rëndësishme”, shtoi Meta.

Ai ritheksoi pozicionin e Shqipërisë në mbështetje të dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshje përfundimtare.


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?