Lajme

​Autoritetet shëndetësore në SHBA: Gati për vaksinën anti COVID-19 në nëntor

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi autoritetet shëndetësore në SHBA dhe pesë qytete kryesore amerikane për t’u përgatitur për shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit tek punonjësit shëndetësorë dhe grupet me rrezik më të lartë në fundin e tetorit dhe fillimit të nëntorit.

Ky lajm i shumëpritur raportohet nga New York Times, i cili gjithsesi nënvizon se njoftimi mund të jetë një lëvizje përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Disa kohë më parë presidenti Donald Trump akuzoi se po tentohet shtyrja e nxjerrjes së vaksinës kundër koronavirusit deri pas përfundimit të zgjedhjeve./a2