Interesante

Tornado në Shqipëri, regjistrohen pamjet spektakolare

Një fenomen jo i thjeshtë ka ndodhur gjatë vikendit në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.

Një fenomen artistik i tornadove shihet se ka ndodhur sipas disa pamjeve të publikuara në rrjetet sociale.

Kanë qenë dëshmitarët ata të cilët kanë publikuar pamjet, me gjasë edhe të befasuar nga një fenomen i tillë.

Tornado është fenomen atmosferik i cili shkaktohet nga përzierja e rrymave të nxehta dhe të ftohta ajrore.

Tornadot kryesisht paraqiten në brigjet e atlantikut të SHBA-së dhe Meksikës, e kryesisht edhe në jug të SHBA-së, ku edhe ekzistojnë kushtet që një tornado të krijohet e ndonjëherë kanë ditur të jenë të përmasave katastrofale.