Interesante

Të gjithë u emocionuam nga kjo ngjarje me lypësin, por ajo na gënjeu të gjithëve. Ja çfarë kishte ndodhur në të vërtetë

Ditëve të fundit, nga disa faqe facebook’u është rikthyer ngjarja e lypësit që i dhuroi paratë e fundit një vajze, pra 20 dollarë, pasi asaj i kishte mbaruar benzina dhe kishte mbetur në rrugë, ku pas këtij “gjesti” të lypsarit, ajo ia ndryshoi jetën atij, shkruan Korrespodenti.

Por, a ishte e vërtetë e tërë kjo histori, e cila mori vëmendjen jo vetëm në SHBA, por në mbarë botën?

Bëhet fjalë për historinë një vajze të quajtur Katelyn McClure, e cila emocionoi mijëra persona në mbarë botën me historinë e saj me lypësin, histori kjo që doli të jetë e rreme. Ajo mblodhi mbi 400 mijë dollarë nga një fushatë në GoFundMe.

Katelyn McClure, i dashuri i tij, Mark D’Amico dhe “lypsari”, Johnny Bobbitt

“Pretendimi i saj se do t’i mbaronte benzina në një autoudhë në SHBA, ku një i pastrehë i erdhi në ndihmë, u bë viral në vitin 2017. Por pas gjithë furisë mediatike, doli të ishte histori e rreme – dhe pjesën më të madhe e fondeve që ajo mblodhi, i kishte përdorur për të blerë një makinë luksoze, rroba, pushime dhe udhëtime, lojëra në kazino”, thanë prokurorët federalë.

Në korrik të këtij viti, McClure është dënuar për rolin e saj në skemën e saj me tre persona – që Departamenti i Drejtësisë e quajti “mashtrim përmes GoFundMe, i cili tërhoqi vëmendjen mbarëkombëtare”.

McClure, 32 vjeç, e kishte pranuar fajësinë në mars të vitit 2019 për kryerjen e veprës mashtrim përmes internetit. Më 21 Korrik 2022, ajo u dënua me një vit burg nga një Gjykatë në Burlington County të SHBA’së. Ajo u dëtyrua të paguajë dëmshpërblimin prej 400 mijë dollarësh, shumë kjo ishte mbledhur nga ky mashtrim përmes GoFundMe. /Korrespodenti

Katelyn McClure në Gjykatën Supreme në Burlington County të SHBA’së