Interesante

Tajlandë: Tmerri ndaj elefantëve që bëjnë, vetëm për ti joshur turistët!

Pamje shqetësuese kanë dalë nga Tajlanda kur disa elefantë të keqtrajtuar, detyrohen të performojnë për turistët.

Videot shqetësuese janë ndarë nga Mbrojtja e Kafshëve Botërore për të treguar procesin e egër të trajnimit që i bëhet elefantëve në mënyrë që ata të performojnë para turistëve.

Videoja tregoi praktika të zakonshme të tilla si goditja e elefantit në zona të ndjeshme, të lidhur me zinxhirë në mënyrë që edhe kur të acarohen, nuk mund të bëjnë asgjë.

Tetë elefantë të rinj u panë se ishin marrë me forcë nga nënat e tyre, të lidhur me druri, ndërsa rriheshin vazhdimisht, dhe ecnin të lidhur – nganjëherë edhe përgjatë autostradave të ngjeshura.