Interesante

Studimi shokues: Koronavirusi mund të zgjasë 18 muaj

Kolegji Imperial në Londër ka publikuar një studim shokues rreth Covid-19.

Edhe pse të gjithë shpresojmë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt, sipas këtij studimi, ky është vetëm fillimi i një karantinimi shumë të gjatë. Në këtë studim, thuhet gjithashtu se pasojat e këtij virusi do të jenë katastrofale.

Raporti i publikuar përpara pak ditësh nga ky kolegj, tregon se miliona njerëz mund të humbasin jetën dhe se izolimi mund të zgjasë deri në 18 muaj.

Në raport thuhet:

Duhet të fillohen të merren masa të reja të menjëhershme, për të patur shpresë që ky raport të reduktohet sado pak. Kjo është një luftë kundrejt një armiku të padukshëm dhe mund të sjellë kolapsin e sistemit shëndetësor në shumë shtete. Sistemi shëndetësor, ekonomik apo politik, mund të pësojë kriza të mëdha. Dhe kjo, po ndodh në shtetet më të zhvilluara. Shtete si Izraeli apo Egjipti, kanë një numër shumë më të ulët infektimesh apo viktimash, pasi masat e tyre u zbatuan më herët. Tani na mbetet thjesht të shpresojmë që masat e marra, edhe pse me vonesë, të rezultojnë efektive.