Interesante

Shoferi del nga kamioni pa ngritur frenat e dorës, përplaset me 15 makina të parkuara

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Një shofer i cili po qëndronte në anë të rrugës për të shkarkuar materialet në vendin e tij të punës, ndaloi kamionin dhe doli prej tij duke harruar frenat e dorës.

Kamioni u zhvendos nga vendi ku ishte ndaluar duke ecur për disa metra ndërsa qytetarët kanë vrapuar të tmerruar. Kamioni ka marrë para disa 15 automjete të parkuara në fund të rrugës.

I gjithë momenti është fokusuar nga kamerat e sigurisë te bizneset në zonën ku ndodhi ngjarja.