Interesante

Sëmundja “misterioze” që prek fëmijët mbërrin në Serbi, konfirmohen dy rastet e para

Sindroma Kawasaki, e cila u shfaq në vendet e Evropës dhe Shtetet e Bashkuara tek fëmijët e infektuar me koronavirus, ka mbërritur tashmë edhe në Serbi.



Deri më tani janë konfirmuar dy raste.

Megjithatë autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje se kjo nuk duhet t’i shqetësoj prindërit, pasi kjo sëmundje jashtëzakonisht e rrallë është e kurueshme nëse zbulohet në kohë.

Ida Jovanovic, drejtuese e kardiologjisë në Klinikën Universitare të Fëmijëve, u shpreh:

Në çdo rast, prindërit nuk duhet të shqetësohen, sepse edhe nëse ndodh ky çrregullim, është i shërueshëm nëse vërehet me kohë. Prindërit duhet të telefonojnë mjekun në momentin kur ata mendojnë se fëmija ka ethe papritur, nëse ndodhin skuqje apo dhe ndryshime të tjera karakteristike të Kawasaki.



Ndër të tjera ajo shton se arsyeja e shfaqjes së këtij sindroma nuk është imuniteti i dobësuar, por një reagim imunitar që është individual, dhe thotë se mund të ndodhë edhe tek fëmijët që janë plotësisht të shëndetshëm, dhe pasi tejkalojnë një infeksion, shfaqet ky fenomen.

Dy fëmijët, më të mëdhenj se 5 vjeç, me këtë sindromë, kanë qënë të herët të prekur nga Covid-19. Tashmë ata po marrin mjekimin e duhur dhe nuk kanë shfaqur të gjitha simptomat.