Interesante

Romeo dhe Zhulieta nga Shkupi, kush ishte shqiptari që u martua me vajzën më të bukur maqedonase në vitet e 70’ta?

Në Shkup, në vitet e 70-ta, i kanë quajtur Rome dhe Zhulieta. Romeo ka qenë djalë i një akademiku-veteran lufte dhe nëna e tij gazetare, poashtu veterane lufte. Romeo ka jetuar në Malin e Krojeve (Vodno-Lagje elitare në Shkup) dhe ka qenë një nga “тиапт” kryesorë në Shkup. Ka vozitur Citroen “bretkosë” (veturë mjaft e popullarizuar e kohës, v.r.), ka studiuar në fakultetin juridik. Ka qenë me flokë të gjata dhe me mjekërr e mustaqe në stilin e artistëve francezë.

E ka adhuruar Parisin, qytetin në të cilin babai i tij ka ligjëruar për dy vite. Me kalimin e kohës, nëna e tij është bë amvise dhe është kujdesur për shtëpinë dhe familjen. Zhulieta ka qenë vajza e një koloneli, kurse nëna e saj këshilltare në Komitetin e atëhershëm Qendror. Nëna e saj ka qenë me origjinë nga familja e njohur Dimishkovët, ka qenë shumë e pasur, është rritur në дантелла dhe mëndafsh.

Zhulieta ka lindur në Shkup, por në moshë dy vjeçare është larguar nga Maqedonia të jetojë në Zarë, e pastaj në Sarajevë, ku ka shërbyer babai i saj. Pas 20 viteve të plota, kur babai i Zhulietës është dashu të kthehet në Maqedoni, e kanë gënjyer se gjyshi i saj është i sëmurë. Në atë mënyrë Zhulieta është kthyer në Shkup, duke ruajtur mallin për Sarajevën dhe gjithçka që ka lënë atje. Në korozon e atëhershme, Zhulieta shpeshherë ka shëtitur me kushërirat.

Romeo e ka vërejtur dhe menjëherë ka mbetur pa frymë. Gjëja e parë që i ka ardhur ndër mend ka qenë se Zhulieta duhet t’i bëhet shoqëruese jetësore. Zhulieta ka qenë e lartë, bionde, me flokë të gjata dhe më propocione alla Merlin Monro. Romeo pa hamendje i është afruar Zhulietës dheia ka shprehur ndjenjat. Pasi është këshilluar me prindërit e saj, ata e kanë lejuar që të dalin në takimin e parë të përbashkët.

Romeo e ka dërguar Zhulietën në restorantin “Panorama” dhe ende pa filluar të drekojnë, menjëherë i ka propozuar martesën. Zhulieta është habitur, por njëkohësisht edhe është impresionuar nga guximi i Romeos. Pas dy viteve të mrekullueshme kanë vendosur të martohen në vitin 1971. si rezultat i dashurisë së tyre, në vitin 1972 ka lindur vajza e tyre, Maja. Ajo ka qenë kuruar e dashurisë së tyre të madhe. Romeo ka qenë shpirt-dinamik. Ai ka studiuar në fakultetin e drejtëisë dhe ka studiuar në të njëjtën kohë. Zhulieta ka studiuar në të njëjtin fakultet dhe është kujdesur për vajzën e vogël. Në vitin 1974, si jurist i diplomuar dhe magjistrant, Rome ka vendosur ta lëshojë Maqedoninë bashkë me Zhulietën e tij.

Ka kërkuar horizonte të reja për synimet e tij, asnjëherë nuk është kënaqur me mesataren, ka kërkuar më tepër. Është paraqitur në konkurss të shpallur nga Sekretariati i atëhershëm federativ për punë të jashtme në Beograd, për pranimin e diplomatëve nga të gjitha republikat e RSFJ-së së atëhershme, ku ëhstë pranuar ndër të parët. E pastaj nga Beogradi, si diplomat me bashkëshorten e tij, janë nisur në rrugëtimet nëpër botë- Liban, Algjeri, vendet e Magrebit.

Zhulieta ka qenë dora e majtë e Romeos, kurse Romeo dashuria e saj, bashkëshort, vëlla dhe miku më i afërt. Të dy së shpejti kanë magjistruar e doktoruar. Pas shpërbërjes së RSFJ-së, janë kthyer në Maqedoni. edhe pas kthimit, nuk janë ndalur së vepruari, por kanë vazhduar edh etë kultivojnë dashurinë e tyre të papërsëritshme, deri më datën e kobshme 04.02.2021, kur papritmas zemra e Romeos ndaloi së rrahuri dhe i mbylli sytë e tij, duke e lënë pas vete Zhulietën./Gazeta Lajm

(Tekst biografik për profesorin Branisllav Sinadinovski, që ndërroi jetë muajin e kaluar dhe bashkëshorten e tij Gordana Sinadinovska. Teksti është shkruar nga bija e tyre Maja Sinadinovska. Branisllav Sinadinovski viteve të fundit ishte deklaruar hapur për origjinën e tij shqiptare, ndërsa për këtë ka shkruar edhe libra)


SHIKO EDHE: Mësoni si bëhet testi i COVID-19?