Interesante

Qoftet ishin djegëse, klienti grushton shitësin

Grushta ndaj shitësit vetëm për shkak se qoftet e papërpunuara ishin djegëse.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Afyonkarahisar në Turqi.

Klienti kishte porositur qofte të papërpunuara ose siç njihen në Turqi “Cig Kofte”, por me arsyetimin se ishin djegëse nisi debatin me shitësin.

Por gjakrat u ndezën dhe klienti, që dyshohet se ka qenë i dehur, nisi të sulmojë fizikisht shitësin.

Momenti i incidentit u fiksua nga kamerat e sigurisë.