Interesante

Qeni bie në bunar, shpëtohet nga vdekja e sigurt pak sekonda para se të dorëzohej

Një video ka dalë online, në të cilën shihet një qen duke u shpëtuar nga vdekja e sigurt.

Videoja u lëshua nga Animal Aid Unlimited – një organizatë indiane për shpëtimin e kafshëve, misioni i së cilës është të shpëtojë dhe trajtojë kafshët e rrugëve të Udaipur, që lëndohen ose sëmuren – dhe përmes shpëtimit të tyre, të frymëzojnë të tjerët për t’i mbrojtur dhe shpëtuar jetët e kafshëve.

Kohët e fundit ata shpëtuan një qen, i cili ra në bunarë – dhe i cili po shkonte drejt vdekjes së sigurt, para se ekipi i shpëtimit të vinte në ndihmë disa sekonda para se qeni të dorëzohej, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni videon e shpëtimit: